http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse mjeku Mentor Petrela do te mbante një celular ne xhep, atëherë ne do ta gjenin shume lehte. Nuk do te na duhej ta prisnim me ore te tera te dilte nga salla e operacionit dhe me pas te qëndronim pas dere sepse doktori ishte i zëne me konsultat me pacientet e tij. Por ajo qe per ne është vështirësi për ta kontaktuar, për mjekun përkthehet ne qetësi. kjo është arsyeja perse doktori i njohur është ndoshta i vetmi personazh publik ne Shqipëri qe nuk përdor celular. Doktor Petrela jo vetëm nuk është tunduar vete ne këto 2 dekada te mbaje nje aparat te lëvizshëm por si pak kush i ndalon dhe pacienteve përdorimin e tij sapo hyn ne ambientet e spitalit duke vendosur kështu një rregull te zbatuar gjerësisht ne bote por jo ne Shqipëri. Petrela na tregon se te vetmet raste kur ka folur ne celular është kur dikush e telefonon përmes familjareve apo miqve te tij. Duke qene vete i specializuar ne neuro -- kirurgji, profesori duket se e ka bere këtë zgjedhje pasi njeh mire dhe efektet negative qe sjell përdorimi i celularit për shëndetin tone.