http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 vjet pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese zyra e përmbarimit në Përmet, i ka rikthyer ndërtesën e Pallatit të Kulturës bashkisë së qytetit. Ky konflikt i nisur që pas 26 majit 1997 me një vendim të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit i cili ia ka dhënë ndërtesën kishës, ka tentuar të zhbllokohet nga institucionet e drejtësisë. Përmbarimi ka tentuar 15 herë radhazi aksione për te liruar godinën por nuk është lejuar nga priftërinjtë e kishës. Këto 16 vite ne ambientet e Pallatit te Kulturës se Përmetit te ndërtuar ne vitin 1962 ishte ngritur kisha e zonës, qe ka pronësinë mbi truallin. Në një qëndrim të saj për zhvillimet e kësaj të premte në Përmet, Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës thotë se priftërinjtë u dhunuan barbarisht nga punonjësit e përmbarimit dhe ata të bashkisë duke shkelur të drejtat e tyre.