Fier dyndje tek urgjenca - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata në spitalin rajonal të Fierit ku trajtohen pacientet e qytetit dhe fshatrave eshte e rende. Për shkak te virozëve të stinës numri i pacientëve ka arritur edhe 100 në 24 orë, dhe i gjithë ky fluks duhet të përballohet me 2 mjeke dhe 3 infermierë. Ka patur prej atyre pacientëve, qe ndonëse për trajtim ne repartin e urgjencës, u është dashur  të presin edhe deri në një orë për të marrë shërbimin mjekësor. Përgjegjësi i shërbimit të urgjencës, duke konfirmuar fluksin e lartë të pacientëve thotë, se po punohet jashtë kapaciteteve të repartit për tu dhënë ndihmën qytetarëve. Ndërsa drejtori i spitalit thotë, se duke patur parasysh gjeografinë e gjerë, që mbulon spitali i fierit, është nevojë imediate, ndërtimi i ambienteve të reja të tij. Spitali rajonal i Fierit mbulon me shërbim një popullsi prej rreth 150.000 banorësh që vijnë edhe nga Berati e Vlorës, për shkak se ofron specialiste mjekësore qe nuk gjenden ne këto qytete. Problem përbën paraqitja e pacientëve direkt në spital pa kaluar tek mjeku i familjes, gjë qe shkakton dhe dyndje ne urgjence.

Share This Video


Download

  
Report form