http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Nderkobmetar pranon gabimet për menaxhimin e krizës ne Greqi. Kështu shkruajnë mediat gjermane qe kane siguruar nje kopje te raportit prej 31 faqesh me titull " Vlerësimi i programit fiskal", te dorëzuar ne Uashington nga kryetarja e FMN-se Kristin Legarde. Ne këtë dokument thuhet se ekspertet e FMN-se kane nënvlerësuar ekonominë greke duke e cilësuar atë si një "ekonomi te mbyllur". Për këtë arsye dhe masat shtrënguese qe ekspertet e FMN-se dhe BE-se i vunë per detyre Greqisë te ishin shume me te ashpra, çka beri qe qytetaret ne vend te pushtonin rrugët ne demonstrata shpesh here te dhunshme. Raporti evidenton se qeveria ne Greqi ka bere maksimumin e mundshëm për te ndërmarre masat shkurtese, duke vlerësuar dhe perpikmerine ne përmbushjen e tyre. Ky dokument publikohet ne një kohe kur Greqia është ne pritje te këstit te trete te ndihmës. Ministri gjerman i financave tha se pakoja e trete e ndihmave per Greqinë mund te jete me e vogël nga parashikimet për shkak se ekonomia greke ka tejkaluar parashikimet e tyre.