http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka mbetur edhe një jave nga mbledhja e parlamentit te ri dhe votëbesimi me pas i qeverise se re, analiste dhe politologë gjykojnë se Edi Rama ne cilësinë e kryeministrit duhet te përballet me një sere sfidash qe i imponohen nga vota e shqiptareve ne 23 qershor. Ne këndvështrimin e Ylli Rakipit ne zgjedhjet parlamentare shqiptaret votuan masivisht kundër Berishës dhe duke lexuar këtë vote Edi Rama duhet me se pari te luftoje korrupsionin i cili ka përfshire politiken, ekonominë dhe administratën. Po te njëjtën gjykim ka dhe politologu Blendi Kajsiu, për te cilin sfida e vërtete e qeverise se re është shkëputja e shtetit nga interesat e nje grupi te vogël njerëzish. Ndërkohë qe Ermal Hasimja vëren qe ne shtator qeveria PS-LSI duhet te zgjidhe probleme ne rrafshin teknik dhe atë politik. Lufta ndaj korrupsionit ishte premtimi qe 8 vjet me pare solli ne pushtet Sali Berishen dhe ne shtatorin e 2013 kryeministri i ri Edi Rama duhet tu tregoje shqiptareve qe e ka seriozisht betejën ndaj këtij fenomeni.