http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse pese gjimnaze ne kryeqytet janë përfshire nga fluksi i regjistrimeve ne shkollat e tjera te mesme, mbizotëron qetësia. I renditur larg 5 me te mirëve te mbajtur nder vite, ne gjimnazin "Aleks Buda" ne Laprake tek-tuk sheh ndonjë prind apo nxënës qe do te regjistrohet ne vitin e pare. Edhe pse ne këtë shkolle duhet te shkojnë nxënësit e 9 shkollave 9-vjeçare, numri i regjistrimeve është pese here me i ulet se p.sh te "Petro Nini". Fatmara Gace nena e një 15-vjeçareje, tregon se edhe pse banon ne zonën e Laprakes, e bija do te ndjeke gjimnazin "Sami Frasheri" duke e lëne për ore te tera ne radhe pa e regjistruar dot. Fatimja mësuesja e Kimisë pranon qe interesi për shkollën është i ulet për shkak te emrit te mire qe kane krijuar disa gjimnaze. 70% e stafit mësimor ne shkollën e Laprakes ka një eksperience mbi 20-vjeçare pune. Një e tille është edhe Fatmira mësuesja e fizikes. Ndërsa drejtori i shkollës "Aleks Buda" pohon se tendenca e gjimnazeve te vjetër për te marre nga 9-vjeçarja nxenesit me nota me te mira, bën qe edhe rezultatet ne fund te maturës për shkollën e tij te mos jene te larta. Tirana ka 14 gjimnaze po vetëm pese prej tyre janë me te kërkuarat jo vetëm nga nxenesit, por edhe prindërit e tyre. Kompromisi arrin deri aty sa pranohet te behet mësim me dy turne, vetëm për te mos shkuar ne ato shkolla qe cilësohen te dorës se dyte. Ndoshta kjo situate është krijuar pak nga pak nder vite, pasi jo rralle here ne dëgjojmë edhe vete personazhet publike te citojnë me krenari se janë "Petro Ninsa", "Ismailsa" apo kane studiuar te "Qemal Stafa".