Epoka e filmit me metrazh të shkurtër? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje fabul e thjeshte qe nis me jeten e nje çifti te ri, por qe ne thelb shigjeton nje fenomen social shqiptar! "Ngushte", ky film i metrazhit te shkurtër nen regjine dhe skenarin e Xhoslin Rames, bashkëprodhim i Qendrës Kombëtare te Filmit dhe Tring eshte vlerësuar me çmonin "Kinemaja e te Ardhmes" ne Fest Film Kosova. Per regjisorin e ri, filmi i shkurtër eshte nje sfide pasi ne pak minuta rrëfim do te duhet te japësh te njëjtin impakt si me filmin e gjate. Njesoj se Xhoslin Rama, filmin e shkurtër e kane përkrahur vitet e fundit shume te rinj qe aspirojnë kinematografinë. Artan Minarolli, drejtor i Qendrës Kombëtare te Filmit tregon se ne vit financohet 7 prodhime te tilla. Mundësitë e pakta financiare per me shume filma te gjate, por edhe mungesa e skenarëve cilesore jane nje arsye qe e kane çuar kinemanë shqiptare drejt filmit te shkurtër. Nga ana tjeter, per Minarollin filmi i shkurtër, edhe pse nuk shfaqet ne kinema, ka nisur te konsumohet ne rrjet. Ky "ushqim i shpejte" kinematografik per momentin është nder ato prodhime shqiptare qe po promovohet edhe ne festivale te ndryshme botërore. E radhës pritet te jete pjesëmarrja ne festivalin francez te filmit te shkurtër dhe dokumentarit, me 5 prodhime te tilla shqiptare gjate muajit tetor.

Share This Video


Download

  
Report form