Kaos me trafikun në...QSUT! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse mendoni se trafiku ne Tiranë është i papërballueshëm, atëherë nuk ju ka rene rruga se fundmi nga spitali "Nene Tereza". Me minuta te tera ambulancat apo makinat me te sëmurë brenda bllokohen ne pak metra deri te urgjenca e spitalit me te madh ne vend. Disa prej tyre madje ndërrojnë edhe rrugën, ne pamundësi per te kaluar mes trafikut. Kjo ambulance transportonte nje te sëmurë, por u bllokua pak metra larg urgjencës se spitalit te ri. Drejtuesi i saj na tregon se me këtë trafik hasen përditë. Por ngarkesa nuk krijohet vetëm nga makinat me te sëmurë. Segmenti nga hyrja kryesore e spitalit deri ne daljen e tij shërben si rruge e shkurtër per automjetet qe evitojnë unazën. Ne këtë rruge kalojnë deri kamionë, ndërsa furgonat e linjës lëvizin disa here, ne përpjekje per te gjetur pasagjere nga rrethet. Ja çfare ju desh te bënte drejtuesit te makinës qe shpërndan ushqimin ne QSUT. Përveç numrit te larte te makinave qe kalojnë përmes QSUT, me dhjetëra te tjera janë parkuar ne ane te rrugës duke bllokuar kalimin ne nje nga korsite. Madje edhe disa trafikndarëse te improvizuara nuk shërbejnë per te sistemuar trafikun e automjeteve te cilat kalojnë mbi to. Kalimi dore me dore i drejtimit te QSUT-së ka bere qe qendra me e madhe spitalore ne vend, te mos ketë një menaxhim te efektshëm mes urdhrave dhe ideve te ndryshme, te shtate personave ne tete vjet qe ne ndonjë rast kane drejtuar edhe vetëm për katër muaj.

Share This Video


Download

  
Report form