http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 2700 banorë të 5 fshatrave të Komunës Kaçinare në Mirditë janë izoluar si pasojë e bllokimit të rrugëve lidhëse. Shirat e 3 ditëve të fundit provokuan shkarjen e dherave. Kreu i komunës Petrit Bardhi thotë se banorët po përballen me problem shëndetësore. Petrit Bardhi Kryetar i Komunes Kacinar: mund të mos hapen dhe shkollat. I kontaktuar nga Vizion Plus, kreu i qarkut të Lezhës Pashk Gjoni tha se ka probleme me fondet që janë në dispozicion për mirëmbjatjen e rrugëve rurale. Ndërkohë rreshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit edhe në hidrocentrale. Nivelin në Fierzë ka arritur në kuotën e 282 metrave. Hec-i Komanit dhe Vau i Dejës ndodhen përkatësisht në nivelin e 175 dhe 76 metrave. Sipas KESH gjatë këtyre ditëve është rritur edhe prodhimi i energjisë elektrike, duke ulur importin. Nevojat e vendit për energji shkojnë në 17.4 milion kilovat orë, ndërkohë që piku i ngarkesës është në orën 21:00 të mbrëmjes.