Ç'do të ndodhë me taksimin? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse do të dish se si do të tatohet paga jote me ardhjen në pushtet të së majtës, mund të futesh në faqen e internetit të partisë Socialiste. Në të djathtë të saj do të shohësh një ikonë nën emrin taksimi i ndershëm. Kështu, dikush që e ka pagën 50 mijë lek, do të paguajë 1 mijë e 50 lek në muaj me taksën progresive, ndërsa tani nga rroga i mbahen 5 mijë lek. Por ky informacion jepet vetëm për nivelin e pagës deri në 12 mijë lek, pjesa mbi këtë kategori nuk është vendosur ende. Burime nga partia socialiste bëjnë me dije se këto të dhëna do të prezantohen në nëntor, në momentin që do të hartohet edhe buxheti i 2014-ës. Ndërkohë që diskutimet po vijojnë edhe për pjesën nëse progresiviteti do të shtrihet vetëm te niveli i pagave apo dhe te biznesi. Por ekspertët tërheqin vëmendjen e mazhorancës së re, që para se të miratojnë taksimin e ri, të formalizojnë deklarimin e rrogave te privati. Sa i përket taksave të biznesit, ekspertët janë të mendimit se duhet shtrirë progresiviteti edhe në disa kompani të cilat kanë situata favorizuese në treg. Deri tani kompani të cilat kanë koncesione të rëndësishme në fushën minerare dhe pasuri të tjera ekonomike paguajnë me të njëjtën përqindje që kanë bizneset e thjeshta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS