http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse një ditë më parë, zyrtarët e Kosovës dhe të Maqedonisë njoftuan se kriza tregtare mes dy vendeve gjeti zgjidhje, faktet në terren sot tregojnë tjetër gjë. Dogana e Kosovës vijon të mbajë në fuqi embargon për mallrat maqedonase. Edhe pala e Maqedonisë, ende nuk i ka pezulluar taksat për qytetarët dhe automjetet që hyjnë në territorin e këtij shteti, nga Kosova. Kjo ka bërë që shoqata e transportuesve të Maqedonisë, të vazhdojë të mbajë të bllokuar dy pikat kufitare mes dy vendeve, përmes kamionëve dhe autobusëve. Megjithë ngërçin, qeveritë e dy shteteve shprehen se po punojnë intensivisht për normalizimin e raporteve tregtare. Sipas ekspertëve, pala më e prekur në këtë mes është Maqedonia. Eksportet vjetore të këtij shteti në Kosovë, kapin vlerën e 300 milionë Eurove.