Konflikti për tregun e shumicës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas konfliktit te mbrëmshëm, ne atë qe njihet si tregu i mallrave me shumice, ne ish-uzinën Dinamo, qe nisi fillimisht mes policisë bashkiake dhe tregtareve, por qe me pas u kthye ne konflikt mes dy policive te shtetit e bashkisë, tregtaret kane vijuar te shesin ne këto ambiente. Njeri nga tregtaret, që ushtron prej 8 vjetësh aktivitetin e tij ne këtë treg, thotë se këto ambiente nuk kane probleme me higjienën, arsye për te cilën inspektorati Sanitar Shtetëror, pretendon mungese kushtesh, e për pasoje mbylljen e tregtimit për disa magazina. Prej 12 vjetësh, janë rreth 300 subjekte, qe tregojnë ushqime e mallra te të gjitha llojeve, ne magazinat pranë ish-Uzinës Dinamo. Por inspektoriati sanitar, nxori një urdhër, ne 22 gusht për mbyllje te disa prej tyre nëse situata nuk përmirësohet brenda 15 ditësh. Pavarësisht tejkalimit te afatit te inspektoratit ne varësi te Ministrisë se Shëndetësisë, këtë te marte, ne tregun e shumicës po punohej duke bere te mbetet pezull vendimi i se hënës. Ky treg me një sipërfaqe prej 4.75 hektarësh dhe me 50 magazina bosh, pret te funksionoje. Pretendimi i tregtareve për te mos ardhur këtu, është distanca nga qendra pasi tregu ndodhet afër Kasharit, pas spitalit Hygeia. Por ata qe e kane zgjedhur këtë ambient, thonë se kane preferuar, sigurinë e shëndetit te konsumatorëve, pavarësisht disavantazhit qe u krijon largësia. Në këtë situate çështja mbetet e hapur. Sipas Bashkisë se Tiranës, nëse administratori i tregut tek ish-Uzina Dinamo nuk plotëson kushtet, do te pezullohet aktivitetit tregtar. Ky i fundit ka nisur punimet, ndërsa tregu i ri ne dalje te Tiranës, është një opsion, por jo detyrim për tregtaret.

Share This Video


Download

  
Report form