http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria po përballet këto dite me një fluks denoncimesh nga qytetaret për ndërtimet pa leje. Burime nga organi i akuzës kane bere te ditur se vetëm brenda një dite ne Prokurorinë e Përgjithshme janë depozituar 24 kallëzime, për ndërtimet e kryera afër qendrës se Tiranës dhe ne Elbasan. Sensibilizimi për te denoncuar ne organin e akuzës ka ardhur pas qarkores se nxjerre nga Prokurori i Përgjithshëm Adritik Llala qe urdhëronte te gjitha Prokuroritë e rretheve dhe Prokurorinë e Krimeve te Renda te nisnin hetimet kryesisht për zyrtaret dhe inspektoret qe kane lejuar ndërtimin e tyre. Burime nga organi qendror i akuzës kane bere me dije se te gjitha denoncimet janë ne fazën e verifikimit për te konstatuar nëse jemi përpara një vepre penale. Ndërkohë qe mësohet se veprimet e policisë për te bllokuar disa prej ndërtimeve pa leje janë bere pa urdhër te Prokurorisë. Dosjet me materialet përkatëse do t'i dërgohen Prokurorisë e cila do te kryeje verifikimet e nevojshme dhe pastaj do te jete kjo e fundit qe do te vendose nëse jemi përpara një Veper Penale për ta veguar çështjen ne Gjykate, dhe ne baze te ligjit është kjo e fundit qe vendose edhe për fatin e ndërtimit pa leje nëse do te shembet apo do te sekuestrohet.