Skandal me plehrat, ekstrakti derdhet në lumin Erzen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 30 mije ton mbetje organike dhe inorganike depozitohen ne një muaj ne landfillin e Sharres. Kjo sipërfaqe ujore është gjithë ekstrakti i plehrave qe hedh kryeqyteti, qe ne gjuhen e specialisteve quhet shllam. Ka kete pamje dhe leshon ere shume te forte e te keqe ne mjedis. Keto jane analizat qe bashkia e Tiranes i ka bere shllamit ne vitin 2010, dy vjet pas krijimit te vend-depozitimit, per te monitoruar përmbajtjen e lendeve te dëmshme. Ali Coka, qe ka qene pjese e grupit qe mori kampionet na tregon se laboratori ka arritur ne përfundimin se shllami përmban mbi 15 metale te renda, te cilat nuk duhet te ishin ne përbërje te tij, pasi transformohen ne lende kancerogjene. Por skandali nuk mbaron me kaq. Me kameren tone ndoqëm te gjithe rrjedhën e shllamit, qe përfundon këtu ne ujerat e lumit Erzen. Pjesa ku kalon ekstrakti i plehrave ka ngjyre te erret, ndërsa ne pjesën tjeter lumi ruan ngjyrën e tij natyrale. Pra, gjithë plehrat e Tiranes te kocentruara përzihen me rrjedhën e Erzenit, qe vijon ne qytetin e Durrësit, per t'u derdhur me pas ne detin Adriatik. Banoret e zones na treguan se ne lume pijne uje bagëtitë qe mund te behen kështu përcjellës te ndotjes tek njerëzit, qe konsumoje produktet e tyre. Analizat e kryera ne laboratorin italian, tregojnë se nga muaji shtator deri ne dhjetor te 2010, disa nga vlerat e metaleve kane pësuar rritje. Nese ne landfill do te hidheshin vetem plehrat e pariciklueshme, nuk do te arrihej deri këtu, pasi ato dekompozohen me lehte dhe jane me miqësore me mjedisin se plastika p.sh. Jo vetëm kaq, por me hedhjen e përzier te plehrave, landfilli do te kete jetë ndoshta edhe për dy vite te tjera, deri ne mbushjen totale te tij.

Share This Video


Download

  
Report form