Buxheti në situatë kritike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ka pranuar publikisht se arka e shtetit është ne gjendje kritike. Ne një konference ku morën pjese përfaqësues te FMN dhe Bankës Qendrore, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se qeverise i duhen edhe rreth 24 miliardë lekë që të përballojë muajt që mbeten. Fondi Monetar Ndërkombëtar konsideroi si prioritet pagesën e borxheve ndaj kompanive private. Edhe pse drafti ende nuk ka përfunduar Ministri i Financave tha se po përgatitet paketa fiskale. Zoti Cani siguroi se pagat do te kenë tatim progresiv. Por Guvernatori Ardian Fullani Ka shprehur rezervat e tij për masat lehtësuese ndaj biznesit. Gjatë muajve në vijim pritet një marrëveshje e re e qeverise Rama me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form