http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Shqipëri, statusin e nëpunësit civil e kane 7 068 vetë, nga rreth 85 mijë punonjës të administratës në tërësi. Nga këta, 51 % janë të punësuar në nivel lokal, pra pranë bashkive. Ndërsa 25 % janë nëpunës të institucioneve të pavarura, që parimisht nuk duhet te ndikohen nga rotacioni i pushtetit qendror. Në diskutim është vetëm pjesa që mbetet, rreth 1 800 zyrtarë me status. Nga fillimi i vitit këtu në KSHC, kanë mbërritur 215 ankesa. Ndërsa nga 15 shtator, dita kur u ndërruan qeveritë, kenë mbërritur vetëm 6 ankesa. Pra, debati për largimet nga puna, i konsideruar si fshesa në administrate, duket i parakohshëm, pasi nuk ka asnjë tregues për fluks shkarkimesh nga detyra. Me aktin normativ të miratuar nga qeveria rreth 6 orë para, se ligji i ri për Shërbimin Civil të hynte në fuqi, KSHC mbetet në detyrë me të njëjtat funksione. Anëtarët e Komisionit presin ankimimet, por nuk do të ketë shqyrtim të tyre, deri në mbërritjen e vendimmarrjes së parlamentit, apo akteve nënligjore, që pritet të nxjerrë qeveria. Janë të paktën 29 akte, që do të normojnë mënyrën e ankesës së një nëpunësi që pretendon shkarkim të padrejtë. Akti normativ ka hyrë në fuqi në 30 shtator, por që efekti të zgjatet në kohë sipas Kushtetutës, brenda 45 ditësh duhet të miratohet në parlament me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Nisja nga puna e Gjykatës Administrative në 4 nëntor e shton edhe më tepër konfuzionin dhe duket se e ka ngrirë përkohësisht aktivitetin e KSHC. Kjo edhe për vetë faktin se mungon trupa administrative në Gjykatën e Lartë, që do të mbyllte ciklin e ankimimit. Nga 1 prilli 2014, KSHC kthehet në institucion mbikëqyrës dhe jo vendimmarrës për ankesat. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, numri i nëpunësve civile shkon në rreth 35 mijë vetë, pasi shtohet administrata e Komunave dhe punonjësit e policisë.