http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nese deri dje paguar para per te aplikuar ne llotarine amerikane, kete gje mund ta bejme pa para ne shtepi, zyre apo nga nje qender interneti...Por cfare rruge duhet ndjekur per te aplikuar ne kete llotari, ne menyre qe te shmangin pagesat qe variojne nga 500 deri ne 1500 leke te rinj? Hapi i pare eshte fotografia. Pasi keni bere nje te tille me permast 600 me 600, sikurse percaktohet ne udhezuesin qe gjendet ne faqen e ambasades amerikane, duhet te futeni ne kete adrese : https://www.dvlottery.state.govNe kete seksion te faqes zyrtare te internetit, ne departamentin amerikan te shtetit, hapni formularin. Ne te do ju shfaqen vendet bosh per te plotesuar te dhenat tuaja personale, nga emri, mosha, gjinia e deri te adresa ku banoni aktualisht...Pasi te plotesoni formularin, ne menyre automatike do ju shfaqen te dhenat tuaja te cilat duhet ti verifikoni para se te beni hapin tuaj final. Ne fund te aplikimit online, secili prej qytetareve qe synon te shkoje ne shba, pajiset me nje kod personal.Permes tij qytetaret do te mund te verifikojne pas disa muajsh nese jane fitues apo jo. Vitin e kaluar kane aplikuar gjithesej 70 mije qytetare, nga te cilet jane pergjedhur 2000 vjete. Keta te fundit i nenshtrohen nje faze te dyte. Aplikimet online per llotarine amerikane vijojen deri mesditen e dy nentorit, sipas kohes lokale te shba-se. por, ambasada amerikane keshillon qytetaret qe te aplikojne sa me heret, pasi mund te kete mbingarkese ne faqen e internetit.