Dështon Këshilli Bashkiak - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtarët e djathte bashke me kryebashkiakun Lulzim Basha kanë pritur për disa minuta që të organizonin mbledhjen këshillit bashkiak, nga e cila mund te kishte rilindur marrëveshja e humbur mes palëve, pas 1 prillit, kur ndryshuan balancat ne këshill me kalimin e LSI me Partine Socialiste. Kjo nuk ka ndodhur, duke shtyre në kalendar grek një mbledhje që nuk është zhvilluar prej 5 muajsh. Por ndërsa anëtaret e PS e LSI kane bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak, ata janë mbledhur ne një tjetër ambient, me banoret qe do preken nga shpronësimet për ndërtimin e bulevardit te ri. Aldrin Dalipi ka folur si kryetar i këshillit ne këtë mbledhje informale, duke marre përsipër dhe zgjidhjen e problemeve e banorëve. Këta te fundit ishin mbledhur edhe para bashkisë ndërsa kane biseduar dhe me kryetarin Lulzim Basha. Zoti Dalipi ka sqaruar se nuk kishte dijeni për mbledhjen qe ne rend te ditës kishte zgjedhjen e kryetarit te ri te këshillit. Sipas këshilltareve te PS dhe LSI, kryetari është zgjedhur ne 3 maj, çka praktikisht sipas tyre, e bën nul çdo veprim te mëvonshëm te demokrateve. Aldrin Dalipi thekson se këshilli nuk po funksionon. Në të gjitha pretendimet e palëve, fakti është se ligji është shkelur me te dyja këmbët. Ligji për "Organizmin dhe funksionimin e pushtetit vendor", parashikon veteshperndarje të parlamentit lokal, ne rast se ai nuk mblidhet për 3 muaj radhazi, duke i çuar kryeqytetasit drejt zgjedhjeve. Në 5 muaj ky ligj nuk është respektuar nga palët por kjo nuk është hera e pare. Rast paralel është ne Durrës ku prej 8 muajsh ka bojkot te këshillit bashkiak. Apo me herët, dy vjet këshill i paralizuar ne Tirane kur bashkia drejtohej nga Edi Rama. Në këto kushte, demokratët kane tentuar të gjejnë paqe, pasi këto zgjedhje nuk do ti favorizonin per shkak të një ndryshimi të mundshëm të balancave numerike.

Share This Video


Download

  
Report form