http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Studentet e universitetit te mjekësisë nuk kane laboratorë për te zhvilluar orët baze te profesionit. Por duket se ky është shqetësimi me i vogël per krerët e Universitetit te mjekësisë. Dekani i zgjedhur Bajram Hysa dhe rektorja e komanduar Jera Kruja kane nisur një beteje akuzash dhe sulmesh mes tyre. Duke e cilësuar dështim hapjen e Universitetit te Mjekësisë, Dekani Hysa akuzon rektoratin se ka përdoruar te ardhurat e fakultetit te planifikuara për infrastrukture. Përfaqësues te Universitetit te Mjekësisë pranojnë se këtë vit nuk mund te bëhen investime për ambiente te reja. Kancelari Mirjel Dollani sqaron se fondi i Fakultetit te Mjekësisë është përdorur për pagat e pedagogeve te universitetit te ri. Prej 60 vjetësh mjekësia ka funksionuar si fakultet me vete dhe brenda Universitetit te Tiranës. Ne janar te 2013 me vendim te qeverise Berisha, ai i kthye ne universitet, me 5 fakultete brenda tij. Por debati i nisur dhe nxitur nga politika për ta rikthyer Mjekësinë ne fakultet apo për te qëndruar Universitet, për studentet nuk ka aspak rendësi. Për pak dite ata nisin Universitetin dhe ende është e paqarte se ne çfarë ambientesh do te bëhen orët specifike dhe te detyrueshme te mjekësisë.