Unaza e Madhe e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 41

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo do ishte gjurma e plote e Unazës se Madhe te Tiranës ne një vështrim te saj nga lart. Por edhe sot projekti qe e ka zanafillën para viteve '90 ka mbetur peng i një segmenti te pandertuar, prej rreth 2 kilometër nga qendra "Kristal" deri tek Shkolla Teknologjike. Automjetet detyrohen te kalojnë ne një kthese te improvizuar, pasi rruga është ndërprere. Një pjese e tyre kthehen ne rrugën Komuna e Parisit, ndërsa te tjerat vijojnë kalimin neper rrugicat e zonës se Selitës. Automjetet e tonazhit te rende detyrohen te kalojnë ne urën pranë Stacionit te Fundit te Tiranës se Re, për te ndjekur rrugën e daljes ne Shkollën Teknologjike. Nëse do te ishte ndërtuar segmenti i fundit i unazës se re, kalimi do te behej përmes tij duke evituar kështu rendimin e trafikut brenda qytetit. Disa mjete te tjera te mëdha kalojnë përmes Unazës se Vogël te Tiranës. Edhe pse kjo lëvizje është e ndaluar nga ora 7 e mëngjesit deri ne 20 te mbrëmjes. Disa syresh kane lejen e Bashkisë se Tiranës, pasi u duhet te shkojnë ne kantiere ndërtimi brenda qytetit dhe kjo është mënyra e vetme për te shkuar. Zhurmat e makinerive te japin shpresën se me ne fund ndërtimi i rrugës do te vijoje. Por ndërsa ecën me lart ne afërsi te aksit te përfunduar gjen tabelën e punimeve ku shkruhet se "ndërtimi përfundon ne prill te vitit tjetër", por vetëm për 640 kilometër. Aksi prej pothuajse 1 km e gjysme qe përfundon ne Shkollën Teknologjike, ka mbetur peng i shpronësimit te 184 familjeve, shtëpitë e te cilëve do te prishen për ndërtimin e Unazës se Madhe. Flutura Andrea një prej tyre na tregon se jeton vete i shtate ne shtëpi dhe nuk di se ku dhe si do strehohet pas prishjes se saj. Me një përllogaritje te pak muajve me pare shteti duhet tu paguaje këtyre familjeve mbi 1 miliardë leke për dëmshpërblimet. Edhe kjo fature duket se do ti shtohet listës se gjate te lekeve qe duhet te lëvroje qeveria e re. Por përfundimi i Unazës se Madhe është bere tashme një domosdoshmëri qe Tirana te mos behet tranzit i qyteteve te tjera. Ne këtë mënyre do t'i jepet frymëmarrje edhe trafikut te renduar te kryeqytetit aq me tepër kur edhe zona si Fani i Vogël kane një Bypass.

Share This Video


Download

  
Report form