https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Veprat e artit "në kërkim" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo qe shihni është kartela e inventarizimit te një prej ikonave te Gjergji Thimos, i arrestuar te mërkurën ne aksionin kundër trafikut te veprave te artit. Këtu specifikohet se: ikona e David Selenices, i është blere ne vitin 1986 Jovan Peros, banor i Korçës. Vlerësimi aktual 10 mije euro. Kartela është plotësuar nga profesor Kristofor Naslazi, shef i laboratorit te restaurimit te Muzeut te Artit Mesjetar, Korçe. Data e inventarizimit viti 2009. Te gjitha këto detaje, tregojnë se Gjergji Thimo, figuron i regjistruar si koleksionist, madje si kjo kartele me emrin e tij janë rreth 120. Sipas drejtorit te Qendrës Kombëtare te Inventarizimit te pasurive kulturore, Izet Duraku, i arrestuari Thimo ka regjistruar ne këtë institucion qe prej vitit 1995 e deri ne vitin 2011, duke vërtetuar blerjen e objekteve. Por, Duraku shton gjithashtu se vitet e fundit Thimo nuk ka sjelle dëshmi te mjaftueshme për regjistrim. Nga ana tjeter, vete Gjergji Thimo, ne një interviste për Vizion Plus, ne vitin 2010 deklaronte se ikonat e tij mbanin pasaporta, çka do te thotë se ishin prone ligjore. Kamera e Vizion Plus ka fiksuar madje pamjet e kësaj pasurie qe Thimo mbante ne shtëpi, e qe me ane te këtij dokumenti te ministrisë se Kultures, pretendonte t'i vendoste ne një muze me emrin e tij. E ndërkohë qe verifikimet nga grupi i eksperteve vijojnë ne Galerinë Kombëtare te Arteve, Prokuroria duket se do te kete pune me dosjen e Gjergji Thimos. Ose Thimo e bashkëpunëtoret e tij kane ngritur nje rrjet te sofistikuar per këtë trafikim, ose ne te vërtetë është arrestuar një koleksionist.

Share This Video


Download

  
Report form