http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hapësira publike ne Tirane, çdo dite pëson erozion. Ky trekëndësh apo kjo karrige, është mënyra moderne e zëvendësimit te togfjalëshit toke e zëne. Rasti me i fundit është ky këtu, me ngritjen brenda natës te një ndërtimi për llogari te konsullatës islandeze. Ai është shoqëruar me zënien e vendeve te parkimit dhe vendosjen e nje trau ne një hapësire, qe ishte destinuar për rruge kalimi. Privatet vijojnë te zaptojnë hapësira publike, pavarësisht morisë se faqeve ku denoncohen ndërtimet pa leje apo edhe shpalljes se aksionit ne mbrojtje te territorit. Dy punonjës te policisë bashkiake kane shkuar ne këtë zone për te verifikuar zënien e hapësirës publike. Nëse subjekti nuk ka leje nga Bashkia e Tiranës, te premten zhvillohet aksioni për lirimin e kësaj sipërfaqeje. Por kjo nuk eshte e vetmja ne Tirane, qe është zëne nga individë te ndryshëm pa leje. Pronari i këtij dyqani ushqimor ka vendosur një arke perimesh për te zëne vendin e parkimit. E di qe është e paligjshme, por e sheh si mënyrën e vetme për te mbajtur te sigurte vendin para dyqanit. Ne pjesën mbrapa rrugës "Myslym Shyri", banoret kane gjetur këtë mënyre për te ruajtur vendin e parkimit. Ne te gjithë sipërfaqen janë vendosur kafaze hekuri, te mbyllura me dryn për te mos lejuar askënd te parkoje përveç pronareve te vetëshpallur te sipërfaqes. Ndoshta nuk ka pjese te Tiranës, qe nuk te sheh syri vende te zëna nga karrige, vazo lulesh apo betone. Gjithkush tenton te zaptoje çka mundet, madje edhe ne ketë mënyre. Banoret e kësaj lagjeje për te mbajtur te lire hyrjen për ne pallat kane vendosur vete këto pengesa, qe nuk lejojnë parkimin e makinave. Shkatërrimi i rrugëve nuk ndalet edhe pse cilësohet një vepër penale qe neni 155 parashikon dënim nga gjobe deri ne shtate vite burg. Por ne mungese te zbatimit te ligjit, ndërgjegjësimi qytetar nuk ekziston.