http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamje që ndeshen përditë në tregun kryesor të produkteve me origjinë shtazore ne Elbasan. Therja dhe tregtimi i mishit nga fshatarët bëhet në kushte krejt të papërshtatshme mes pluhurit e baltës, pa plotësuar as normat më minimale të higjienës dhe kontrollit veterinar. Konsumatorët janë të ndërgjegjshëm për dëmin që i kanoset shëndetit të tyre, por prapëseprapë vazhdojnë të blejnë në këtë treg të pisët. Por tregtia e pakontrolluar dhe e palicencuar e mishit këtu, dëmton ata persona që e tregtojnë mishin në kushte normale. Një kasap në dyqanin e tij tregon mish të kontrolluar dhe të ruajtur në kushte frigoriferike. Por ai ankohet se konkurrenca e pa ndershme po i dëmton biznesin e tij. Ndërkohë, specialistë të autoritetit kombëtar të ushqimit në Elbasan theksojnë se situata është shqetësuese. Sipas tyre gjobat dhe penalitetet ndaj këtyre tregtarëve ambulantë të mishit kanë qenë të herëpashershme, por pavarësisht kësaj situata nuk ka ndryshuar