https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Shume juriste, pak zanatçinj" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sistemi i edukimit në Shqipëri, edhe pse i mbushur me një numër të lartë universitetesh, serish nuk është gati t'i shërbeje nevojave të tregut të punës. Të dhënat flasin për një fluks të madh të të rinjve që diplomohen në fusha si drejtësi apo ekonomi, por tregu ështe i orientuar në sektorë të tjerë. Drejtorja e programit për Trajnimin dhe Arsimin profesional në korporatën ndërkombëtare gjermane, thotë se hendeku mes kërkesës dhe ofertës në tregun shqiptar të punës është i lartë. Për të zbutur këtë hendek drejtori i Fondacionit gjerman Frederik Ebert, puna e të cilit fokusohet në zhvillimin ekonomiko-social të një vendi, thotë se politika duhet të orientohet drejt arsimit profesional. I pranishëm në konferencën për Zhvillimin Ekonomik, Arsimi profesional dhe Mirëqenia ne Shqipëri, ministri Erjon Veliaj premtoi se me buxhetin e vitit 2014 kurset profesionale do të marrin më shumë vëmendje. Nuk mjafton vetëm një diplomë universiteti për të patur një të ardhme premtuese në punë. Por zgjedhja me kujdes e degës për të cilën ju do studioni është hapi nga duhet të nisë karriera e jetës tuaj.

Share This Video


Download

  
Report form