Gjoni dhe Ngjela për marrëdhëniet Turqi-Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte ky moment dhe deklaratat që e pasuan, arsyeja e ndezjes së debatit jo vetëm në mediat kosovare por dhe atë shqiptare, jo vetëm nga gazetare por dhe politikanë, historianë, të cilët e cilësuan retoriken e tre kryeministrave si një prirje drejt orientimit nga shteti fqinj Turqia. Dilemat kryesore që u ngritën ishin: A shërben afrimi me Turqinë për nxitjen ekonomike mes dy vendeve dhe sa e largon vendin tonë nga aspirata për integrim në BE kur vetë Turqia është jashtë saj. Spartak Ngjela dhe Ralf Gjoni ndajnë mendime të kundërta për jehonën e kësaj vizite dhe komentet që e pasuan. Nëse avokati kritikon ky kryeministrat për mungesën e informacionit mbi historinë e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri, këshilltari për politiken e jashtme në kuvend, thotë se këto dy vende po shkojnë drejt partneritetit strategjik që do të thotë interesa ekonomike dhe politike të përbashkëta. Të dy ndajnë të njëjtin mendim kur thonë se përfshirja e Turqisë në trekëndëshin e partneritetit strategjik nuk ndikon në aspiratën e Shqipërisë për në BE. Dhe pse, që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive në dhjetor, duhet të bindë tre vendet skeptike, Holandën, Gjermaninë dhe Francën. Argumenti që të shtyn drejt nxitjes së marrëdhënieve tregtare me Turqinë është ky: shkëmbimet tregtare të Turqisë me Shqipërinë për vitin 2012 kapin shifrën 420 milionë dollarë. Për vitin 2012 Turqia e ka në shifrën e 420 milion dollarëve shkëmbimin tregtar me Shqipërinë dhe 1.5 miliard dollarë investimet direkte ne vend. Prej kohesh Turqia po tregon një interes për shtirjen e saj në Ballkanin perëndimor. Influenca në rritje e saj, nxjerr në njëfarë mënyrë dhe dobësitë e politikës së BE kur këtyre vendeve përfshirë dhe Shqipërinë dhe Kosovën , u ka premtuar një perspektive europiane. Lodhja nga zgjerimi duket se po shfrytëzohet nga Erdoan për shtrirje politike, ekonomike dhe kulturore në Ballkan.

Share This Video


Download

  
Report form