Qeveria do të kalojë në sitë të gjitha koncesionet minerare në zonën e Bulqizës. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka nxjerrë një urdhër, i cili i hap rrugë një aksioni të gjerë kontrolli në zonën krommbajtëse të Bulqizës, të cilit sipas Ministrisë nuk do i shpëtojë asnjë subjekt që ushtron aktivitet në këtë zonë.