http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimi i shpeshte i punonjësve ne administrate nuk është vetëm një problem i partive politike, por ai është kthyer ne një nga shqetësimet serioze te komunitetit te biznesit, pasi ndikon negativisht ne klimën e te berit biznes. Mark Crauford, President i Dhomës Amerikane te Tregtisë ne një intervistë për Vizion Plus thotë se, investimi ne çdo vend ka pengesa, siç mund te jene korrupsioni, apo zbatimi i drejte i ligjit, por ne Shqipëri ka disa probleme specifike, siç është ndryshimi i shpeshte i ligjeve dhe administratës. Këto dy faktorë se bashku edhe me problemet e pronësisë kane bere qe investitorët te ndjehen te pasigurt për investime ne Shqipëri. Nga ana tjetër edhe për ekspertet e ekonomisë kur përmendin vendet qe quhen "parajsa fiskale" evidentoje se është një arsye kryesore, se pse ato tërheqin investimeve te mëdha. Por përtej këtyre problematikave, bizneset e mëdha kërkojnë tregje te mëdha, dhe Shqipëria nuk i ka këto potenciale. Deri me tani Shqipëria ka tërhequr investitor te mëdhenj vetëm nëpërmjet privatizimeve strategjike, por kjo kohe ka përfunduar ndaj krijimi i një tregu shqiptar rajonal do ta bënte vendin me atraktiv.