http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i zonës është i vetmi person qe mund te te siguroje një vend pune ne shtet. Kjo është bindja e shoqërisë shqiptare. Për këtë arsye dhjetëra persona pasi nuk marrin zgjidhje nga institucionet shtetërore trokasin ne dyert e politikes. Si shume te tjerë, kjo 47- vjeçare nga Tirana pret para kryesisë se kuvendit te takoje deputetin qe e ka votuar ne zgjedhje. Arsyeja, kërkon pune pasi i është premtuar para votimeve. Janë te shumte personat qe institucionin e kryesisë se kuvendit e shohin si zyre ankesash dhe punësimi. Por ne fakt, zyrat e vërteta te punësimit ndodhen ne zonën e Bryllit pranë gjimnazit "Ismail Qemali". Por këtu ofertat e punës nuk vijnë nga shteti, por vetëm nga kompanitë private, kryesisht për Call Center dhe Rrobaqepësi. E megjithatë ka njerëz qe aplikojnë dhe besojnë se përmes këtyre institucioneve mund te gjesh pune edhe pse vone. Shifrat e papunësisë janë alarmante dhe kryesisht tek moshat e reja. 60% e te rinjve qe mbarojnë shkollën e larte janë te papune. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, gjate prezantimit te strategjisë se punësimit, shprehu nevojën e ndjekjes se arsimit profesional me shume se sa Universitetin. Gjate prezantimit te Strategjisë se Punësimit, përfaqësues te qeverise dhe shoqërisë civile deklaruan nevojën për zhvillimin e Arsimit Profesional. Sipas tyre ky edukim, pak i frekuentuar nga te rinjtë, është i vetmi faktor qe mund te nxisë punësimin sipas kërkesave te tregut.