https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Fakte të reja mbi "Çamët" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo letër qe mban datën 25 shkurt 1925 ka firmën e Robert Parr, ish-ambasadorit britanik ne Durrës. Ai ja dërgon atë shefit te tij, ministrit te jashtëm Chamberlain dhe mes rreshtash prezantohet nje fakt qe tregon haptazi politiken e Mid'hat Frahserit dhe te Ahmet Zogut President mbi çështjen Çame. Mid'hat Beu është nje nga personat qe mban përgjegjësinë kryesore per ngritjen e problemit te Çamërisë dy vjetet e fundit. Ndonëse Ahmet Beu ka dashur ta largoje atë, ai nuk ka mundur te gjeje ndonjë preteks bindes për kete dhe nuk ka dashur te përplasej me interesat e myslimaneve te Jugut. Prandaj pak kohe me pare, ai iu drejtua privatisht qeverise greke dhe i kerkoi asaj ti jepte nje justifikim per tërheqjen e Ministrit. Dokumenti i gjetur ne arkivin e punëve te jashtme te Anglise botohet ne këtë libër voluminoz te historianit Luan Malltezi dhe Sherif Delvines. Hulumtimi disa vjeçar ne arkivat vendase e te huaja, dëshmon sipas Malltezit punën e madhe te Mid'Hat Frasherit mbi çështjen çame ne kohen kur ai ishte ministër ne Athine ose sic njihet sot ambasador, nga viti 1923 e deri ne vitin 1926 kur edhe u hoq nga Ahmet Zogu. Dokumentet e reja jo vetëm japin një imazh te ri mbi figurën e nje personaliteti si Mid'Hat Frasheri i njohur ndryshe edhe si Lumo Skendo, por mbi te gjitha sjellin te dhëna lidhur me çështjen çame, te cilat sipas Malltezit duhet te përfshihen ne botimet e historisë zyrtare. Ne letrat e shumta qe Frasheri i dërgonte Tiranes flitet edhe per shifra, ku nder me pikantet eshte ajo e 2 milion e 700 mije napolona ari te grabitura çameve nga qeveria greke.

Share This Video


Download

  
Report form