Abuzimet me tatimet, dëmi 8 milionë dollarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mashtrimi me skemën e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, nuk është i vetmi dëm i shkaktuar në administratën tatimore. Të dhënat flasim për një shumë që arrin në total në rreth 8 milion dollarë, nga të cilat 3 milion janë evidentuar në rrethe dhe 5 milion është mashtrimi me TVSH.  Por këto janë demet e verifikuara ne dy jave kontroll të administratës tatimore,  ku evazioni fiskal ka mbizotëruar në çdo drejtori Rajonale. Informalizimi i ekonomisë mbetet një sfidë më vete për administratën tatimore. Kontrollet kanë nxjerrë në pah një shifër prej 500 subjektesh që nuk ishin të regjistruar në tatime, duke zhvilluar aktivitete në paligjshmëri të plotë. Sipas drejtores Shehaj, muaji nëntor do të jetë një muaj aksioni për tatimoret të cilët do të verifikojnë jo vetëm pajisjen e biznesit me kasa, por edhe përdorimin e tyre. Kjo është një masë që  ndikon në taksimin e sakte të xhiros së biznesit e për rrjedhojë edhe mbledhjen e të ardhurave në buxhet.

Share This Video


Download

  
Report form