https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Tatimet "top sekret" për KLSH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Larte i Shtetit, institucioni kushtetues qe ka për detyre te kontrolloje financat publike, qe nga viti 2009, e ka patur te vështirë, gati te pamundur te audioje administratën tatimore. Kjo situate ka ardhur si pasoje, e një vendimi te nxjerre nga drejtori i përgjithshëm i tatimeve, i cili nuk ka vene ne dispozicion te KLSH te gjithë informacionin e kërkuar nga audituesit. Edhe pse KLSH i ka kërkuar Drejtorisë se Tatimeve te anuloje ketë urdhër, kërkesa e tyre nuk shthe marre ne konsiderate, duket bere qe edhe sot ky urdhër te jete ne fuqi. "Kontrolli i Lartë i Shtetit është penguar vazhdimisht nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme te Tatimeve, e cila nuk ka lejuar punonjësit e saj dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore, që ti vënë në dispozicion audituesve të KLSH-së dokumentacionin e kërkuar prej tyre dhe të konsideruar si të nevojshëm për zbatimin e programeve të auditimit. Mosvënia në dispozicion e dokumentacionit të kërkuar nga ana e audituesve të KLSH-së në realizim të programit të tyre të auditimit, ka sjellë si pasojë pamundësinë e audituesve tanë për të kryer një auditim të plotë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore në varësi të saj, që nga viti 2010 e në vijim". Kontrolli Larte i Shteti i është drejtuar edhe Ministrit te Financave te asaj kohe Ridvan Bodes, por edhe kryeministrit Sali Berisha. Por këto dy institucione kane heshtur. Ndaj KLSH duket se ka pritur përfundimin e zgjedhjeve parlamentare te 33 qershorit, dhe me pas i është drejtuar gjykatës për zgjidhje te këtij konflikti. "Lidhur me konfliktin e kompetencave ndërmjet KLSH dhe Drejtorisë se Pergjithshme te Tatimeve është dërguar per zgjidhje kërkese padi ne Gjykatën e Apelit, Tirane me nr. 655/1, date 31.07.2013". Tashme i mbetet vetëm Gjykatës te sqaroje nëse ka qene KLSH ajo qe është penguar, apo janë tatimet qe kane fshehur me pa te drejte informacionet.

Share This Video


Download

  
Report form