http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra qytetare protestuan këtë te enjte para parlamentit, kundër demontimit te armeve kimike ne Shqipëri. Qe prej mengjesit qytetare, ambientaliste, nxënës te gjimnazeve te kryeqytetit por edhe deputete te PD janë tubuar para hyrjes se sallës se seancave plenare duke hedhur parulla kundër armeve kimike ne mbrojtje te jetës dhe te mjedisit. I vetmi zyrtar i larte i mazhorances qe është ndalur për te takuar protestuesit ka qene kryetari i kuvendit Ilir Meta i cili u premtuar se zëri i tyre do te dëgjohet, ndërsa ka sqaruar se vendimi nuk është marre ende. Ndërsa protestuesit kanë bllokuar për disa çaste edhe lëvizjen e mjeteve të qarkullimit në kryqëzimin përpara kuvendit. Rreth mesditës, protestuesit u zhvendosen përpara Kryeministrisë. Tubuesit nuk kane ngurruar te shprehin irritimin e tyre ndaj klasës politike, e madje këtë e kane shfaqur edhe ndaj deputetet socialiste Olta Xhacka qe ndodhej ne makine pranë Parlamentit. Por grupimit të shoqërisë cilivile iu bashkuan edhe përfaqësues të PD. Gratë deputete të djathta pa shumë dëshirë për tu prononcuar në emër të partisë janë shprehur se ndodhen aty si pjesë e shoqërisë civile. Teksa turma zbriti ne bulevardin Dëshmoret e Kombit, para Kryeministrisë, asaj iu bashkuan edhe studentë të universiteteve në Tiranë, por edhe qytetarë të tjerë, madje edhe nëna me fëmijë. Por nuk kanë munguar edhe shtetas të huaj. Ne dreke, masës se madhe te njerëzve ne Bulevard i është bashkuar ish-kryeministri Berisha dhe kryetari i PD, Basha. Te dy janë ulur ne shesh duke demonstruar qëndrimin kundër ardhjes se armeve Kimike. Por lideri historik i demokrateve Berisha dhe ai aktual Basha kane qëndruar vetëm pak minuta mes turmës. Me thirrje dhe sende te hedhura ndaj tyre, një pjese e protestuesve kane kërkuar largimin e politikaneve nga protesta. Gjate largimit ish -kryeministri Sali Berisha deklaroi për Vizion Plus se qëndrimi i tij edhe si mjek, është kundër asgjësimit te armeve kimike. Protesta ka zgjatur deri rreth orës 15:30, ndërkohe qe tubimi mund te vijoje te premten. Megjithatë çdo vendim për protestën do te varet nga qëndrimi final i qeverise për armët kimike.