Arrihet marrëveshja, nis riatdhesimi i të burgosurve nga Anglia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
180 të burgosur shqiptarë, të cilët qëndrojnë prej vitesh në burgjet e Britanisë së Madhe do të riatdhesohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, thotë për Vizion Plus se riatdhesimi i tyre do të kryhet në grupe ndërsa 10 të parët pritet të vijnë këto ditë. Numri një i burgjeve sqaron se të burgosurit janë të dënuar kryesisht për krime të renda ndërsa për akomodimin e tyre janë menduar tre burgje, të cilat sipas marrëveshjes me palën britanike plotësojnë standardet e kërkuara. Megjithëse, pranon se ka një mbipopullim në institucionet e vuajtjes së dënimit, kreu i burgjeve thotë se ardhja e 10 të parëve nuk përben problem për sistemimin, ndërsa shton se situata pritet të përmirësohet me futjen në funksionim të dy burgjeve të reja. Aktualisht në të gjithë vendin ndodhen 22 institucione ku vuajnë dënimin 5254 persona ndërsa normalisht në këto burgje duhet të qëndrojnë 4500 të dënuar.

Share This Video


Download

  
Report form