http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka konfirmuar skepticizmin e Holandës mbi marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë. Bushati ka theksuar se nuk ka një vendim të qeverise holandeze për këtë çështje, por ajo çka qeveria shqiptare pret, është një vendim politik unanim nga Bashkimi Europian. Deklarata e ministrit të Jashtëm erdhi pas takimit dhe konferencës së përbashkët me homologun e tij bullgar, Kristian Vigenin. Ky i fundit u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë arsye që të shtyhet dhënia e statusit të vendit kandidat nga vendet anëtare të Këshillit të Europës.