https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Hetim" lëkundjeve në Zharrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prefektura e Fierit ka kërkuar një grup ekspertësh për të përcaktuar shkaqet e lëkundjeve të tokës në zonën Patos, Zharrës Marinëz ku prej disa vitesh operon kompania "Bankers". Shkresa i është drejtuar ministrit të Punëve të brendshme Saimir Tahiri dhe atij të energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Kjo iniciativë e prefekturës synon që të parandalojë pasojat e mëtejshme të dëmeve që janë shkaktuar në shtëpitë e banorëve të kësaj zone naftëmbajtëse, por edhe për t'ju dhënë një përgjigje përfundimtare kërkesave të tubimeve të shumta gjatë këtyre kohëve të banorëve në këtë zone që akuzojnë për këtë kompaninë "Bankers". Sipas sekretarit të përgjithshëm të Prefektit të Fierit, Arben Çuko, është ngritur dhe një grup specialistësh nga Këshilli i qarkut dhe prefekturës për të verifikuar dëmet në terren, ndërsa ditën e hënë, do të nisë dhe funksionimi i këtij grupi. Sipas shkresës në fjalë, lëkundjet e tokës me intensitet katër ballë, të dy ditëve më parë kanë shkaktuar dëme materiale dhe frikë në psikologjinë e banorëve të zonës naftëmbajtëse. Prefektura ka kërkuar gjithashtu që specialistët sizmologë të përcaktojnë saktë epiqendrën e lëkundjeve të tokës, nëse këto janë shembje nëntokësore, apo shkelje të normave e rregullave të shpim-shfrytëzimit nga kompanitë që operojnë në këtë zonë. Një ditë më parë banorët e zonës Zharrës bllokuan rrugët që lidhin zonën e tyre, aksin kombëtar Fier- Berat si dhe kanë deklaruar se nuk do të reshtin së protestuari nëse nuk i jepet zgjidhje këtij fenomeni që iu ka shkatërruar banesat dhe ka sjellë pasiguri në jetën e tyre të përditshme. Në këtë zonë numërohen në vitet e fundit sipas Institutit Sizmologjik rreth 52 tërmete, që kanë si epiqendër Zharrës-Marinëz dhe intensiteti i tyre shkon nga 2 deri në 4 ballë të shkallës riter.

Share This Video


Download

  
Report form