Samuel Ziob jeton pikërisht aty, ku në serbisht shkruan "kujdes - rrezik". Një transformator është bërë shtëpia e tij muajt e fundit. Nga Sierra Leone në Afrikën Perëndimore, Samuel ka udhëtuar një vit dhe ka arritur në Serbi. Shpreson që një ditë të jetë kontabilist, pasi njerëzit në bankë vishen bukur. Por, llogaritjet e tanishme nuk i kanë ecur shumë mirë.