Fier, prishet aparatura e analizave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra qytetarë fierakë udhëtojnë çdo ditë drejt Tiranës për të kryer një sasi analizash specifike të gjakut që lidhen kryesisht me përcaktimin hormonal, hemoglobinën, etj, pasi poliklinika e qytetit nuk e ofron këtë shërbim. Aparatura e posaçme që i është dhuruar poliklinikës nga një firmë farmaceutike është më defekt dhe sipas drejtuesve të shëndetësisë në Fier, riparimi i saj është i pamundur për shkak të çmimit të lartë. Ndërsa askush nuk mund të japë shpresë për riparimin e kësaj aparature apo blerjen e një të reje, analizat e posaçme të gjakut nuk kryhen as në klinikat private të qytetit, çka bën që përditë drejt QSUT në kryeqytet të paraqiten qytetarë nga Fieri që kanë nevojë për një shërbim të tillë.

Share This Video


Download

  
Report form