http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra e Tiranës do te kthehet këtë mbrëmje ne një ambient te madh festiv, aktivitete te cilat do te vijojnë deri ne orët e para te mëngjesit. Tiranës i rikthehet kështu pas dy vitesh mungese, "Nata e Bardhe". Te paret qe kane nisur festen kane qene fëmijët. Teatri i Kukullave ka hapur dyert ne orët e para te mëngjesit me shfaqje dhe ekspozita falas. Si një dite pushimi zyrtar ne mënyrën e tyre vogëlushet kane dhëne arsyet pse ne sot festojmë. Por, përveç qendrës kombëtare te fëmijëve te gjitha aktivitetet e tjera te "Natës se Bardhe", një nisme e ish-kryebashkiakut Rama, e rikthyer nga ai si kryeministër, nisin ne orën 18.00. Kështu, përgatitjeje kane nisur këtë te premte me vendosjen e dy skenave ne zonën e ish-bllokut. Për Galerine Kombëtare "Nata e Bardhe" do te jete "Nata e Gjate e muzeve", me ekspozita dhe interpretime muzikore live dhe falas. Teatri i Operës dhe Baletit gjithashtu do te këtë koncert me muzike lirike dhe popullore, ndersa muzeu kombëtar përveçse i hapur deri ne te gdhire do te ofroje edhe shfaqe dokumentarësh. Jashtë muzeut, cirku i Tiranës pritet te performoje numra speciale, ndërsa për ata qe do te duan te shijojnë një shfaqe teatrale ne orët e vona te natës, aktoret e Teatrit Kombëtar do te jene ne skene me shfaqe te repertorit. Madje pjesa e fundit nis te vihet ne skene ne te gdhire te datës 30 ne orën 24:30 minuta. Kinematë ne kryeqytet, përfshi ato ne qendrën "Kristal" shfaqin gjithashtu filma me gjysme çmimi. Ndërsa ne disa prej rrugëve kryesore te Tiranës, aty ku do te shihni bare qe jashtë kane sloganin "Nata e Bardhe" çmimet do te jete te reduktuara.