KESH-i siguron energji, problem defektet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm Tirana, por të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë ndier gjatë këtyre ditëve ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. Sipas CEZ-it, ndërprerjet kanë ndodhur për shkak të defekteve që ka patur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, ndërkohë që të gjitha grupet e punës janë në gatishmëri për rregullimin e tyre. Kështu 24 orët e fundit si pasojë e një defekti të ndodhur në transformatorin që furnizon me energji kryeqytetin kanë mbetur pa energji 4 lagje kryesore. Një tjetër është shënuar paraditen e të shtunës në Shkozë. Ndërkohë, për shkak të motit të keq pa energji elektrike kanë mbetur edhe shumë zona të rretheve të Shqipërisë, si disa fshatra e lagje në Korçës, Lezhës, Shkodrës dhe Krujës. Nga ana tjetër, KESH-i njofton se situata e prodhimit të energjisë është optimale dhe se të gjitha nevojat e vendit po plotësohen. Kështu prodhimi i energjisë shkon në rreth 20 milionë kilovat orë në ditë duke përmbushur të gjitha kërkesat e konsumatorëve. Aktualisht Fierza ka arritur në kuotat e 283 metrave, 10 metra larg pikës kritike. Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën në kaskadën e Drinit, ndërkaq që sipas korporatës elektroenergjitike, me këto kushte energjia është e siguruar deri në muajin shkurt, edhe nëse nuk do të ketë më reshje shiu. Javën që vjen KESH-i do të marrë në shqyrtim mundësinë e eksportit të energjisë. Me nisjen e të ftohtit Shqipëria i është rikthyer edhe njëherë ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, kjo edhe për shkak të amortizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë. Nevoja për rregullim të rrjetit është emergjente në shumë zona të vendit, ndërsa nga ana tjetër kërkohen investime kolosale. Deri tani kushtet financiare të kësaj kompanie janë përkeqësuar, kjo dhe falë bilanceve që la administrimi i çekëve duke e futur sektorin e energjetik në një zinxhir borxhesh ndaj KESH-it dhe OST-së.

Share This Video


Download

  
Report form