Raundi i dyte i zgjedhjeve në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundon sot fushata për raundin e dyte te zgjedhjeve lokale ne Kosove, ndërsa procesi i votimit do te organizohet me 1 dhjetor. Zgjedhjet do te mbahen ne 25 komuna, përfshi këtu Prishtinën, Gjakovën, Prizrenin e Mitrovicën. Perballjet me te forta janë ne Prishtine aty ku lideri i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, është ne balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti. Ne këtë komune ne raundin e pare, PDK doli force e trete ndonëse ne gare ishte një emër i njohur si Agim Çeku. Ne balotazh është dhe komuna e Prizrenit, ku favorit shihet Ramadan Muja. Gare e forte është dhe ajo për komunën e Gjakoves, aty ku kandidati i AAK-së Pal Lekaj do të përballet ne raundin e dyte me kandidaten e AKR-së Mimoza Kusari Lila. Sikurse përcaktoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve subjektet garuese dhe kandidatët e tyre kanë pasur pesë ditë kohë, nga e hëna e deri te premten, që të paraqesin platformat e tyre qeverisëse. E shtuna është dite heshtje zgjedhore. Sipas masave qe janë marre, pritet një prani e larta e policisë dhe KFOR-it ne veri te vendit, aty ku me tre nëntor u shënuan dhe incidentet me te renda. Ne raundin e pare zgjedhjet përfunduar vetëm ne 12 komuna.

Share This Video


Download

  
Report form