Sërish protesta në minierën e Bulqizës. Rreth 60 minatorë të zonës D kanë nisur të hënën një grevë urie, duke kërkuar rifillimin e punës në këtë galeri. Mësohet se minatorët kanë tentuar të nisin punën mëngjesin e sotëm, por janë ndaluar nga policia private.