Vlorë, qindra tregtarë në protestë për unazën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përplasjet institucionale mes bashkisë dhe këshillit të qarkut në Vlorë, po lënë prej vitesh në mëshirë të fatit unazën e madhe te këtij qyteti. Siç mund të shihet nga pamjet, rruga prej 3.5 kilometrash është tejet e amortizuar edhe pse në këtë zonë jeton një komunitet i madh të ardhurish si dhe banorë të zonës. Rruga në të cilën ka edhe një treg shumice është kthyer në një vend të hedhjes së mbetjeve urbane, ndërsa bashkia dhe qarku i Vlorës vijojnë pingpongun e deklaratave mbi pronësinë e këtij segmenti. Ndërsa institucionet ia lënë në derë njëra tjetrës përgjegjësinë për unazën e madhe, një projekt për rikonstruksionin e saj kushton më shumë se 5 milionë euro dhe asnjë prej këtyre institucioneve nuk e përballon këtë me buxhetin e tij. Por, kjo gjendje ka shqetësuar edhe 500 tregtarët e tregut të shumicës në këtë zonë që kanë protestuar si para bashkisë ashtu edhe përpara qarkut duke kërkuar përgjegjësitë e tyre për këtë gjendje. Unaza e madhe në Vlorë ka ardhur në këtë gjendje, pas shfrytëzimit që u për vite me radhë nga makineritë e rënda të Petroliferas si dhe mosndërhyrjes asnjëherë në këtë segment.

Share This Video


Download

  
Report form