Stinë virozësh, kujdes! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Virozat e stinës kanë mbërritur bashkë me uljen e temperaturave. Në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" vihet re një fluks i madh personash që presin të vizitohen. Ky fluks mbetet i njëjtë edhe në ditën e dielë, duke shkaktuar radhë dhe pritje tek qytetarët. Fëmijët mbeten më të rrezikuarit në këtë sezon virozash, por pas nuk mbeten edhe të sëmurit me sëmundje të tjera sekondare që kanë imunitet më të ulët. Simptomat janë nga më të ndryshmet tek të vegjlit, dhimbje fyti, rrufë, temperaturë, dhimbje barku, dhimbje muskujsh. Fluksi i atyre që vijnë të vizitohen, e të tjerëve që shtrohen për të marrë mjekimin e duhur pranë kësaj qendre spitalore shtohet nga dita ne ditë. Ndërkohë që këshillat e mjekëve pediatër mbeten të njëjtat: vaksina antigrip, të përdorin sa më shumë lëngje, fruta e perime, te vishen trashe dhe të bëjnë kujdes me uljen e ndjeshme të temperaturave.

Share This Video


Download

  
Report form