http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo që shihni është një hartë e Tiranës, 26 mars 1921. Në gjuhën e specialistëve ajo quhet "reliev" dhe është hartuar nga Skënder Frashëri, inxhinier i kohës. Me një vështrim të kësaj letre, zbulon disa prej emërtimeve të rrugëve asokohe, ku ajo e Durrësit apo e Kavajës quhen të tilla ende sot. Ky dokument në fakt, është vetëm 1 nga 545 mijë të tilla që ruhet në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit. Siç deklaron edhe drejtuesi i këtij arkivi, që hap dyert për kamerën e Vizion Plus, Gjergj Thomai, dokumentacioni është dëshmia e gjithçkaje që është krijuar në aspektin urbanistik nga viti 1911 në vend. Tirana ka ndryshuar aq shumë ndër vite, sa që zona mitike të kryeqytetit kanë humbur prej kohesh. Ky këtu është projekti origjinal i një prej këtyre zonave, mjaft e dashur për tiranasit; Pazari i vjetër. Projekti daton me vitin 1936. Por, duke qenë së këto dokumente janë kryesisht të vjetra, ku më e hershmja është projekti i Urës së Bunës në Shkodër, viti 1911, për të vijuar me ndërtimet e specialistëve italianë në kohen e mbretit Zog, por edhe dosje me leje ndërtimesh si këto këtu, drejtuesit deklarojnë nevojën e përmirësimit të kushteve të ruajtjes dhe mbi të gjitha dixhitalizimin e materialeve të cilat më pas mund të njihen nga të gjithë. Në bashkëpunim me ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, arkivi organizoi kështu këtë të shtunë një ekspozitë me dokumentet më të rralla që ruhen në këto fonde, si për të përligjur shprehjen që lexon kur sapo hyn në këtë institucion "Pa arkiva s'ka histori, pa histori s'ka komb."