http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e përgjithshme ka nisur një hetim lidhur me falimentin e kompanisë së fluturimeve "Belle air". Lajmi konfirmohet nga organi i akuzës, i cili ka ngritur një task force, për të verifikuar nëse kompania ka mashtruar duke ju shmangur detyrimeve. Ky hetim nisi pasi kompania shpalli në mënyrë të papritur falimentin, në një kohë që sipas të dhënave zyrtare të deklaruara, ajo kishte një fitim vjetor prej 3.5 milionë urosh ndërsa xhiroja vjetore arrinte në 115 milionë. Por, pavarësisht kësaj kompania kishte një sërë borxhesh, jo vetëm ndaj buxhetit të shtetit, por edhe palëve të treta. Për ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, ka prova që vërtetojnë se kompania ka kryer vepër penale. Kompania "Belle air" zotëronte mbi 50 % të tregut të fluturimeve. Dhe deri në ditën që ajo e ka dorëzuar në gjykateë kërkesën për faliment ka vijuar të presë bileta për qytetarët. Sipas të dhënave, janë rreth 52 mijë bileta të prera deri në mars të viti 2014 nga kjo kompani. "Belle air" ndërpreu fluturimet në fund të muajit nëntor, me argumentin se ishte në vështirësi financiare, ndërsa qeveria i pezulloi licencën deri në pagesën e detyrimeve.