Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka nisur gjuetinë e shtrigave me kundërshtarët politikë. Në një deklaratë për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se urdhëri i Ramës për të ndëshkuar ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për korrupsion, është i denjë vetëm për regjimet totalitare.