http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është abetarja e njohur e Naum Veqilharxhit! Ajo u botua ne vitin 1844 në Rumani dhe është libri i parë që çel publikimin e një sërë botimesh të tjera të rilindësve shqiptarë në këtë shtet, i pari që njohu pavarësinë e Shqipërisë në 1912. Për këtë arsye, Biblioteka Kombëtare ka përkujtuar përmes një ekspozite me materiale të rralla nga fondi i saj, historinë e librave shqip të botuar në Rumani. Në ekspozite sillet kështu veprimtaria e rilindësve në Rumani përmes këtyre botimeve, përfshi edhe librat e Naim Frashërit të cilat gjithashtu u shtypen në këtë vend. Historia e botimit të librit shqip në Rumani asokohe vijoi deri në vitin 1913, pas pavarësisë.