Biznesi i madh, rezerva për taksat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i i biznesit shprehet me rezerva për paketën fiskale të propozuar nga qeveria një ditë më parë. Te gjitha shoqatat e sipërmarrësve i kanë thënë kryeministrit se nuk mund të ketë rritje taksash, nëse qeveria nuk jep prova se po arrin të mbledhë të gjitha të ardhurat, pasi nëse vazhdohet kështu do paguajë më shumë vetëm biznesi i ndershëm, dhe jo qindra ndërmarrje të tjera të cilat nuk paguajnë asnjë lloj takse. Në një konferencë për mediat, Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë i propozon ekzekutivit që përpara se ta zyrtarizojë paketën, të ketë dhe një takim tjetër me biznesin dhe të dëgjojë kërkesat e tyre. "Duam që të kemi negociata me qeverinë, të na pyesë dhe ne për sistemin tatimor dhe jo të na nxjerrë përpara faktit të kryer, të paktën të mos ketë rritje për vitin 2014".Sipas bizneseve pjesëmarrëse në Këshillin Kombëtar të Biznesit, kryeministri i ka propozuar dy variante: ose shlyerjen e borxheve që shteti ka ndaj tyre dhe rritjen e taksave, ose shtyrjen e afatit për këtë shlyerje në një kohë tjetër në mënyrë që të mos ketë ndryshime në sistemin e tatimit. Luan Bregasi thotë, se rritja e tatim fitimit në 15% për biznesin e madh dhe të mesëm do të rritë edhe çmimet te konsumatori. Ndërkaq, ndryshe nga të gjitha degët e bizneseve fasonët kërkojnë eliminimin e tatim-fitimit për 5 vitet e ardhshme, në mënyrë që të krijohen hapësira për gjenerimin e vendeve të reja të punës. Në një kohë kur arka e shtetit nuk arrin dot që të përballojë shlyerjen e borxheve, si dhe disa shpenzime emergjente që qeveria ka menduar për vitin e ardhshëm në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe rrjetit elektrik, variantet e vetme që mbeten janë rritja e taksave dhe lufta ndaj evazionit.

Share This Video


Download

  
Report form