http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas atentatit të mundshëm ndaj tij, prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, ka marre pjese në aksionin për prishjen e kompleksit Jon. I qetë dhe në mbështetje të nismës për shembjen e ndërtimit në bregdetin e Vlorës, zoti Dervishi deklaroi se çështjen e tij ia ka besuar drejtësisë. Duke u përqendruar tek aksioni që do t'i hape rruge projektit për shëtitoren e Vlorës, prefekti Dervishi deklaroi se eksperte vendas dhe të huaj kanë shfaqur interes për konkursin e shëtitores së Vlorës. Një dite më parë në ambientet e Kryeministrisë, policia zbuloi në makinën e prefektit të Vlorës se ishte vendosur një sasi eksplozivi. Nderkohe organet e drejtësisë vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe autoret e atentatit të mundshëm ndaj Prefektit të Vlorës.