http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin dorëzon sot mandatin e tij si deputet në qarkun e Fierit. Në Faqen e tij zyrtare ne facebook, zoti Celibashi ka njoftuar se së bashku me të pritët të lënë sot mandatin e deputetit edhe gjashtë ministra të kabinetit Rama. Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço. Ky akt i gjashtë ministrave për të dorëzuar karriget në Parlamentin e Shqipërisë vjen pas vendimit të kryeministrit Rama, premtim ky i dhënë në fushatën elektorale se asnjë prej ministrave të qeverisë së re nuk do të ishte njëkohësisht edhe deputet në kuvendin e Shqipërisë. Sipas zotit Rama, deputetët do të duhej të largohen nga kuvendi e të heqin dorë nga mandati, nëse do të duan të ulen në karrigen e ministrit. Në faqen e tij në facebook, Celibashi i siguron qytetarët dhe votuesit e Fierit se angazhimi i tij për ta është një proces afatgjatë në të cilin është plotësisht i përfshirë në drejtim të mbajtjes së premtimeve elektorale dhe përmirësimit të jetesës së tyre. Nga 16 emrat e deputetëve të rinj të cilët do të zëvendësojnë të emëruarit e qeverisë Rama në postet ministrore, 11 janë deputete femra.